Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Shqipëri–Angli, Silvinjo vjen me ndryshime në formacion
Janë publikuar formacionet e ndeshjes Shqipëri–Angli, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Trajneri Silvinjo, pas sigurimit të pjesëmarrjes në play-off pak ditë më parë, ka menduar që në këtë sfidë t’u japë hapësirë më shumë futbollistëve që kanë më pak minuta. Në portë do të luajë Strakosha; në mbrojtje Aliji, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj. Në mesfushë: Asllani, Laçi, Ramadani, ndërsa ofensiva do të përbëhet nga Bajrami, Hoxha dhe Uzuni. Në këtë sfidë trajneri Silvinjo ka menduar që të lërë pushim, duke mos i marrë as në stol Mario Mitajn dhe Julian Shehun, të cilët kanë qenë titullarë dhe protagonistë absolutë në ndeshjet e fundit të kombëtares.