Ishte shpallur në kërkim nga vendi i tij, arrestohet në Tiranë 30-vjeçari finlandez

Ishte shpallur në kërkim nga vendi i tij, arrestohet në Tiranë 30-vjeçari finlandez

Një shtetas finlandez i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në zonën e Laprakës, në Tiranë. Arrestimi u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Finlandës. Falë informacioneve të përfituara nga Seksioni i Kërkimit, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, si dhe përmes shkëmbimit të të dhënave me Interpol Tiranë, u bë i mundur ndalimi i shtetasit L. E., 30 vjeç, me shtetësi finlandeze. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Finlandës Perëndimore, pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për një sërë veprash penale të rënda, përfshirë: -Hyrje në banesë private -Vjedhje me dhunë -Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie (mbetur në tentativë) -Heqje e paligjshme e lirisë