Shqipëri-Angli, “Air Albania” pret dy skuadrat e para të grupit në…festë

Shqipëri-Angli, “Air Albania” pret dy skuadrat e para të grupit në…festë

Sot 16 nëntor 2025, ora 18:00, zhvillohet në Tiranë sfida Shqipëri- Angli për kualifikueset e Botërorit (Grupi K). Shqipëria do të mbyllë fushatën kualifikuese këtë pasdite me një objektiv të realizuar. Për herë të parë në histori, kuqezinjtë do të jenë në Play Off në tentativë për të shkuar në një Botëror. Diçka që e realizoi me një takim nga fundi në Grupin K të zonës UEFA. Sot në 18:00 ndeshja e ‘luksit’ me Anglinë në ‘Air Albania Stadium’. Kombëtarja e Tre Luanëve arriti të fitojë të 7 takimet e deritanishme me tregues të frikshëm dhe pa pësuar asnjë gol. Ata u bënë përfaqësuesja e parë europiane që siguroi biletën për në SHBA, Kanda, Meksikë. Ndërkaq në kryeqytetin shqiptar përpos festës legjitime, të pranishmit në...