Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Drake nuk i ndahet Shqipërisë, poston foton me simbolet kombëtare
Pasi pozoi me flamurin shqiptar, Drake ka trazuar sërish rrjetin. Ai ka ndarë një mori fotosh në rrjetet sociale, por një prej tyre lidhet përsëri me Shqipërinë. Një grup burrash të ulur rreth një tavoline, të gjithë të veshur me xhaketa të kuqe me shqiponjë dykrenare në shpinë. Drake ka shkruar vetëm “është ende personale” duke u lënë rrugë të hapur aludimeve. Nuk dihet se për çfarë mund të bëhet fjalë konkretisht, por gjasat janë që të jetë një projekt i ri muzikor. Gjithsesi, gjithçka mbetet për t’u parë, por e sigurt është që Drake tashmë e ka mbërthyer edhe publikun shqiptar pas postimeve të tij.