Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Shorti i “play off”/ Ndeshja me Anglinë vlen shumë për Shqipërinë
Shorti për fazën “play off” në Botërorin 2026 do të hidhet më 20 nëntor. Përfaqësueset e fundit që ëndërrojnë pjesëmarrjen, do mësojnë fatin për gjysmëfinalet dhe finalen e mundshme. Janë 16 përfaqësuese nga Europa, që luajnë fatin e tyre për katër vende të mbetura në fund. Shorti do fillojë në orën 13:00. Në anën tjetër vetëm 1 ditë përpara, do të jetë përditësuar renditja e FIFA-s. Për shkak të renditjes, ndeshja e Shqipërisë me Anglinë ka vlerën e saj. Kuqezinjtë duhet të bëjnë maksimumin, pasi pikët aty shtojnë mundësinë për të qenë në “play off”.