VIDEO-Silvinjo si asnjëherë më parë! Nuk përmbahet me festimet: Shpërthim emocionesh të pastra

VIDEO-Silvinjo si asnjëherë më parë! Nuk përmbahet me festimet: Shpërthim emocionesh të pastra

Trajneri i kombëtares ka shpërndarë një video nga atmosfera në dhomën e zhveshjes pas përfundimit të ndeshjes kundër Andorrës ku Shqipëria arriti të rrëmbente një fitore të rëndësishme. Në videon e publikuar duken lojtarët e kombëtares dhe Sylvinho teksa kërcejnë nga gëzimi dhe thërrasin një zëri: “O sa mirë me qenë shqiptar”. “Ishte një shpërthim emocionesh të pastra dhe të sinqerta. Sigurimi i një vendi në fazën play-off të Botërorit 2026 ishte rezultat i punës së palodhur të shumë njerëzve. Futbollistëve, stafit të trajnerëve, punonjësve dhe drejtuesve… të gjithëve që punuan për të njëjtin qëllim. Një projekt që filloi pothuajse tre vjet më parë dhe që vetëm është rritur me kalimin e kohës. Shumë i lumtur për këtë arritje historike. Forca Shqipëri”, shkruan Sylvinho.