Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Raporti i KLSH/ Gent Gazheli dështoi te Doganat, nuk mblodhi detyrimet dhe rriti borxhin në 2024
Borxhi doganor i vendit vijon të zgjerohet vit pas viti, ndërkohë që auditimi më i fundit i realizuar nga KLSH mbi detyrimet e papaguara ka nxjerrë në pah një tablo të rënduar jo vetëm sa i përket vlerës së stokut, por edhe mënyrës së administrimit, rikuperimit dhe monitorimit të tij nga strukturat doganore. Të dhënat tregojnë se në fund të vitit 2024, detyrimet e papaguara doganore kanë arritur në rreth 48.6 miliardë lekë, të shpërndara në 4.684 raste, duke regjistruar një rritje prej 2.1% krahasuar me vitin 2023. Por shifra më alarmante lidhet me moshën e këtij borxhi, pasi 90% e stokut total, ose 44 miliardë lekë, përbëhet nga detyrime më të vjetra se pesë vjet, një tregues i drejtpërdrejtë i mosfunksionimit të mekanizmave të...