Luan si Frenkie de Jong, nis gara Real-Barcelona për talentin holandez

Luan si Frenkie de Jong, nis gara Real-Barcelona për talentin holandez

14 Nëntor 2025 17:03 Telesport Real Madrid është i interesuar për mesfushorin e AZ Alkmaar, Kees Smit. 19-vjeçari është lojtari më premtues i futbollit holandez, i përmendur si një miks i Frenkie de Jong dhe Luka Modric. Ai luan edhe si 6-sh, edhe si 8-sh. Për të kanë interes edhe Newcastle, Bayern dhe Barcelona. AZ ëAlkmaar shtë i hapur për të shitur mesfushorin, por vetëm për një tarifë rekord të klubit. Bëhet fjalë për mbi 25 milionë euro.