FIFA shpall kandidatët për Golin e Vitit

FIFA shpall kandidatët për Golin e Vitit

FIFA ka shpallur 11 kandidatët për Çmimin Puskas, i cili jepet për golin më të mirë të sezonit. Fituesi do të vendoset me një votimi të tifozëve dhe një jurie profesionale, ndërsa fituesi i çmimit do të shpallet gjatë Çmimeve të FIFA Best Football Awards. Çmimi, i emëruar sipas njërit prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, Ferenc Puskas, është dhënë për golin më të mirë të sezonit që nga viti 2009, dhe fituesi i parë ishte portugezi Kristiano Ronaldo. Ndër fituesit ishin Mohamed Salah, Oliver Zhiru, Hames Rodriguez, Nejmar, Zlatan Ibrahimoviç. TË NOMINUARIT: Alerrandro (Vitoria) kundër Cruzeiro Alessandro Deiola (Cagliari) kundër Venezias Pedro de la Vega (Cruz Azul) kundër Seattle Sounders Santiago Montiel (Independiente) kundër Independiente Rivadavia Amr Nasser (Al Ahly) kundër...