Botërori 2026/ Franca merr një biletë për në fazën finale, Portugalia dështon dhe rrezikon shumë

Botërori 2026/ Franca merr një biletë për në fazën finale, Portugalia dështon dhe rrezikon shumë

Të enjten u zhvilluan tetë ndeshjet e radhës në katër grupet kualifikuese të Kupës së Botës 2026. Një biletë për në fazën finale e siguroi Franca, e cila bëhet skuadra e dytë evropiane pas Anglisë që ka siguruar diçka të tillë. Në “Parkun e Princave”, Franca mposhti 4-0 Ukrainën në një ndeshje që në pjesën e parë nuk prodhoi gola. Për t’i dhënë epërsinë ‘Gjelave’ mendoi Kylian Mbappe që në minutën e 55-të shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Më pas Olise shënoi golin e qetësisë, para se Mbappe të shënonte golin e tretë të ndeshjes dhe të dytin personal. Ekitike dy minuta para fundit “vulosi” fitoren 4-0 të Francës. Në Dublin, Irlanda mposhti 2-0 Portugalinë duke bërë që ‘Luzitanët’ mos merrnin një biletë për në fazën...