No Image Available

Shqipëria siguron “play off”-in e Botërorit, fitore historike në Andorra

Mbrëmja e 13 nëntorit do të shkruhet me shkronja të arta në historinë e futbollit shqiptar. Kombëtarja kuqezi fitoi me rezultat 0-1 në transfertë ndaj Andorrës dhe siguroi për herë të parë në histori pjesëmarrjen në fazën play-off të Kampionatit Botëror 2026. Në fitoren historike, formacioni titullar ishte ky: Strakosha (GK), Gjimshiti (c), Ajeti, Hysaj, Mitaj, Shehu, Laçi, Asllani, Hoxha, Broja, Manaj. Kuqezinjtë e nisën ndeshjen me dominim të plotë në pjesën e parë, duke kontrolluar lojën dhe qarkullimin e topit, edhe pse rastet e pastra për gol ishin të pakta. Në minutën e 17-të, Kristjan Asllani ishte pranë golit pas një goditjeje dënimi ballore, por topi përfundoi pak mbi traversë. Shqipëria vijoi të kërkonte avantazhin me qarkullim të mirë të topit dhe presion konstant,...