Laporta: Një statujë e Messit në “Camp Nou”, presim miratimin e familjes së tij

Laporta: Një statujë e Messit në “Camp Nou”, presim miratimin e familjes së tij

14 Nëntor 2025 11:28 Alfred Lleshi Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, njoftoi se klubi do ta nderojë Leo Messin me një statujë në “Spotify Camp Nou”, duke ia bashkuar figurave historike si Johan Cruyff dhe Kubala: “Do të na pëlqente shumë. Jam i sigurt që të gjithë tifozët e Barcelonës do të ishin entuziastë të shihnin një statujë të Leo Messit pranë figurave të mëdha të historisë së Barçës”. Ai shtoi se Messi mund të lidhet sërish me klubin pas përfundimit të karrierës së tij tek Inter Miami, se Barcelona ka respekt dhe admirim të madh për të: “Meriton nderimin më të bukur në botë”. Laporta theksoi se këshilli i klubit mendon gjithmonë të bëjë diçka më shumë për Messin: “Do të ishte e drejtë...