Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Media amerikane: Shqipëria mes vendeve më të vlerësuara evropiane për të vizituar
Eksplorimi i botës shpesh na çon në destinacione të njohura, por ekziston një univers i tërë vendesh sekrete që presin të zbulohen. Këto vende ofrojnë përvoja unike pa turma të mëdha vizitorësh, shkruan Piper Ryan në revistën amerikane “Bolde”. Turistët do të kenë mundësinë të zbulojnë kultura të ndryshme, peizazhe marramendëse dhe mikpritjen e vërtetë që e bëjnë udhëtimin vërtet të veçantë. Nëse jeni në kërkim të një destinacioni të ri, ne ju rekomandojmë 15 vendet më të vlerësuara për të vizituar: Shqipëria, Gjeorgjia, Uruguai, Sllovenia, Laosi, Omani, Kirgistani, Nikaragua, Armenia, Namibia, Butani, Mali i Zi, Madagaskari, Moldavia, Senegali. Shqipëria Shqipëria, një vend i vogël në Evropë, po shndërrohet në një destinacion që duhet vizituar me patjetër. Falë vijës bregdetare mahnitëse, maleve të thepisura dhe...