VIDEO/ Natë historike për Shqipërinë, kuqezinjtë zyrtarisht në Play Off të Botërorit, Serbia në shtëpi

VIDEO/ Natë historike për Shqipërinë, kuqezinjtë zyrtarisht në Play Off të Botërorit, Serbia në shtëpi

Shqipëria shkruan historinë, teksa për herë të parë shkon në Play off të një Botërorit. Kombëtarja vuajti por fitoi 0-1 ndaj Andorrës, ndërsa Serbia u imponua 1-0 në Angli. Në Andorrë, ritmi ishte i kënaqshëm në fillim, me kuqezinjtë që treguan dëshirë të madhe për të shkuar te goli. Tentativa e parë serioze ishte e Kristjan Asllanit nga goditja e dënimit, por gjithsesi topi përfundoi jashtë.     Edhe vendasit ishin të rrezikshëm, teksa me anë të kundërsulmeve, shkaktuan disa herë “drithërima” në portën e Strakoshës.