Rama pyetet për Ballukun: Asgjë nuk ndryshon! Shiu ka punën e vet, ne tonën!

Rama pyetet për Ballukun: Asgjë nuk ndryshon! Shiu ka punën e vet, ne tonën!

Kryeministri Edi Rama u pyet në emisionin “Real Story” për çështjen ndaj Belinda Ballukut në SPAK. Rama i shmangu komentet duke deklaruar se nuk ka asgjë për të thënë për punën e SPAK. “Si tha Loro Boriçi? Shiu ka punën e vet ne punën tonë. SPAK ka punën e vet, ne punën tonë. Nuk kam më asnjë koment. Jetojmë në një sistem ku PS dhe askush tjetër me mua në krye i kemi njohur pavarësinë e plotë drejtësisë. Njëlloj siç janë tërhequr një herë e një kohë njësitë koloniale nga territoret e tyre, jemi tërhequr edhe ne nga sistemi i drejtësisë” – tha Rama.