Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Shqipëria dominon lojën, por mungon goli. Traversa i prish festën Gjimshitit
13 Nëntor 2025 21:33 Telesport Pjesa e parë mes Andorrës dhe Shqipërisë është mbyllur në barazim pa gola. Edhe pse pati një dominim të dukshëm të Shqipërisë në fushë, kuqezinjtë nuk arritën dot të gjenin golin. Kuqezinjtë e nisën në sulm takimin, Arbër Hoxha del bukur në krahun e majtë, por ndalet në fund nga portieri vendas. Në minutën e 12-të, ishte Manaj që kishte një mundësi të mirë, por goditja e tij bllokohet nga mbrojtësit vendas. Në minutën e 16-të, Asllani provon nga goditja e dënimit, por topi përfundon pak mbi portë. Në minutën e 22-të, një gjysmë krosim apo goditje e bukur e Hoxhës por që nuk pati harkun e duhur, përfundon afër shtyllës. Në minutën e 27-të, rast shumë i rrezikshëm për...