Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
KUALIFIKUESET: Irlanda “spektakël” ndaj Portugalisë, Italia dhe Franca nuk “zhbllokohen” dot
13 Nëntor 2025 21:41 Telesport Përveç dy ndeshjeve në grupin K, ku bën pjesë edhe Shqipëria, kanë përfunduar pjesët e para edhe në sfidat e tjera kualifikuese për këtë mbrëmje. Në Dublin, Irlanda është duke udhëhequr 2-0 ndaj Portugalisë. Troy Parrott shënoi për vendasit me kokë në minutën e 17-të, pas asistit me kokë të Liam Scales, pas një goditjeje këndi. Në fund të pjesës së parë, Troy Parrott dyfishoi shifrat me një gol mjaft të bukur, pas një goditjeje të fuqishme brenda zonës. Në Chisinau, pjesa e parë mes Moldavisë dhe Italisë u mbyll në barazim pa gola. “Axurrët” janë demoralizuar nga fitorja e thellë e Norvegjisë ndaj Estonisë dhe vendi i parë është një mision i pamundur. Në “Parc des Princes”, Franca po...