KUALIFIKUESET: Norvegjia “spektakël” ndaj Estonisë, Hungaria shtyn kualfikimin e Portugalisë. Islanda drejt vendit të dytë

KUALIFIKUESET: Norvegjia “spektakël” ndaj Estonisë, Hungaria shtyn kualfikimin e Portugalisë. Islanda drejt vendit të dytë

13 Nëntor 2025 19:50 Telesport Kanë përfunduar 3 ndeshjet e para kualifikuese për sot për zonën e Europës. Norvegjia merr fitoren e shtatë rresht në grupin I, pasi mposhti në Oslo 4-1 Estoninë. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Vendasit e nisën vrullshëm pjesën e dytë duke shënuar 4 gola të shpejtë në rreth 12 minuta. Dopietë e Alexander Sorloth për dy minuta dhe më pas  po dopietë e të zakonshmit Erling Haaland. Estonezët ngushtuan shifrat me golin e Robi Saarma në minutën e 65-të. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Italia ndeshet në transfertë në mbrëmje me Moldavinë. Në rast fitoreje të Italisë sonte, më datë 16 do të jetë “finalja” ndaj Norvegjisë. Në grupin D, Islanda ka marrë një fitore...