E rëndë në Elbasan/ Gjendet e mbytur në lumin Shkumbin

E rëndë në Elbasan/ Gjendet e mbytur në lumin Shkumbin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku në lumin Shkumbin është gjetur e mbytur një grua rreth 40 vjeçe. Rreth orës 19:00, banorët e zonës së Krastës kanë njoftuar policinë pasi kanë vënë re trupin e një personi që lundronte në ujë. Menjëherë janë nisur në vendngjarje forcat e policisë, zjarrfikësit dhe palombarët, të cilët për shkak të errësirës e kanë pasur të vështirë ndërhyrjen. Pas disa minutash kërkimesh, trupi i gruas është nxjerrë nga lumi me ndihmën e 7 efektivëve zjarrfikës dhe 10 efektivëve të policisë. Viktima, e cila ende nuk është identifikuar, dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Trupi i saj është dërguar në morgun e Elbasanit, ndërsa deri tani asnjë familjar nuk është paraqitur për...