KPA shtyn seancën e vetingut për Aurel Zarkën

KPA shtyn seancën e vetingut për Aurel Zarkën

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, vendosi të shtyjë seancën e vetingut të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, bazuar në një kërkesë të vëzhguesit ndërkombëtar, Francesco Ciardi, për administrimin e akteve që kanë të bëjnë me çështjen penale të ngritur në ngarkim të tij nga SPAK, për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjen e “Toyota Auris”. Në fillim të seancës të enjten, Ciardi solli në vëmendje faktin se ndaj këtij subjekti rivlerësimi vijon procesi penal në Strukturën e Posaçme dhe kërkoi shtyrjen e seancës për të mundësuar marrjen në formën e kërkuar nga ligji të akteve që kanë të bëjnë me njoftimin e akuzës nga SPAK ndaj Zarkës; vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkalllës së Parë si dhe atë të Apelit....