“Me sytë nga Kombëtarja”/ Jo vetëm histori, shuma financiare që përfiton Shqipëria në rast kualifikimi në “Play off”-in e Botërorit

“Me sytë nga Kombëtarja”/ Jo vetëm histori, shuma financiare që përfiton Shqipëria në rast kualifikimi në “Play off”-in e Botërorit

Nëse futbolli do të ishte një shkencë ekzakte, ne sot do të festonim ende pa u luajtur ndeshja me Andorrën vendin e dytë në grup apo kualifikimin për në fazën e play-off-it në Botëror, sepse çdo parashikim statistikor na çon në avantazh ndaj kundërshtarit të sotëm, por edhe Anglinë përballë me Serbinë, ndeshje nga ku varet automatikisht kualifikimi zyrtar që në këtë mbrëmje.  Ndodh kështu pasi një fitore e Kuqezinjve sot përballë Andorrës dhe një humbje e Serbisë në “Wembley” përballë Anglisë, na kalon një ndeshje përpara mbylljes së këtyre eliminatoreve, në play-off-in e Botërorit të 2026-s. Bilanci ynë me Andorrën është pozitiv, me 6 fitore, një barazim dhe një humbje, ndërkohë që në këto eliminatore duhet thënë se sërish kemi bërë paraqitje mjaft të mira.  Pas...