Karrica operohet në Finlandë, mungon ‘gjysmë’ viti te Vora

Karrica operohet në Finlandë, mungon ‘gjysmë’ viti te Vora

Sulmuesi pasi mbylli ndeshjen me Bylis nuk u shfaq në fushë ndërsa klubi shkruan se Bernard Karrica i’u nështrua operacionit në muskujt hamstring teksa pritet të mungojë rreth pesë muaj. Njoftimi i Vorës: “Sulmuesi ynë Bernard Karrica i është nënshtruar me sukses operacionin në muskujt hamstring dhe pritet të mungojë rreth 5 muaj. Një falënderim i veçantë për Dr. Lasse Lempainen dhe gjithë stafin e Pihlajalinna Hospital Turku – Finlandë për profesionalizmin, përkushtimin dhe kujdesin e jashtëzakonshëm gjatë gjithë procesit. Klubi dhe bashkëlojtarët janë të lumtur që gjithçka ka shkuar mirë dhe i urojnë shërim të shpejtë Bernardit, të cilin mezi presim ta shohim sërish në fushë edhe më të fortë!”