Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
VIDEO-Tifozët e Kombëtares nisin festën me flamuj dhe plisa/ Andorra ‘vishet’ kuqezi
Në stadiumin ‘Encamp’, Andorra pret Shqipërinë sot në orën 20:45. Impianti modest në Andorra ka një kapacitet prej 5100 ulësesh, ndërsa pritet që 60 përqind e stadiumit të jetë i ‘veshur’ kuqezi. Tifozët e Kombëtares ia kanë dalë të sigurojnë bileta në shumë sektorë të stadiumit, paçka se zyrtarisht në stadium do duhet të ishin diçka më shumë se 200 të tillë. Me një popullsi prej 80 mijë banorësh, sot në Andorra do shtohen të paktën 3 mijë shqiptarë për ndeshjen që mund të jetë historike. Kuqezinjtë kanë nisur festën me flamuj dhe plisa. Andorra – Albania, World Cup Group K, Albania Ultras on Andorra. Credit: Fatlum Kurtaj pic.twitter.com/1PMWzt2m11 — News video (@Newsvideo13) November 13, 2025