Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Man. United nuk pret dot më, 100 milionë euro për yllin e rivalëve në PL
13 Nëntor 2025 17:45 Telesport Objektivi i madh i Manchester United për vitin e ardhshëm është transferimi i Elliot Anderson, mesfushori i Nottingham Forest. 23-vjeçari u transferua në verën e vitit 2024 nga Newcastle te Nottingham Forest për 40 milionë euro dhe që nga ai moment vlera e tij është rritur në treg, duke parë paraqitjet shumë të mira që ka bërë gjatë kësaj periudhe. Sipas medieve angleze, Nottingham Forest e vlerëson mesfushorin 100-120 milionë euro dhe mesa duket Manchester United është i gatshëm të paguajë këtë shifër. Ruben Amorim e sheh Anderson si profilin ideal për t’i dhënë “çelësat” e mesfushës. Vetë lojtari është gati për të bërë hapin e madh në karrierë. “Djajtë” do të provojnë transferimin e tij që në merkaton e...