Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Rama: Të hyjmë në BE edhe pa të drejtë vote, të na përfaqësojë Komisari Europian Italian
Êshtë zhvilluar këtë të enjte mbledhja mes qeverisë së Italisë dhe Shqipërisë në Romë. Kryeministri Edi Rama foli sërish për procesin e anëtarësimit në Bashkimi Europian duke theksuar se e dëshiron Shqipërinë pjesë të BE-së edhe pa të drejtë vote. “Mund të them që ajo ç’ka tha Meloni shkon në drejtimin e thellimit të marrëdhënie. Kemi një nga projektet më të mëdha në Europë për energjinë, që po ecën para. Jemi tashmë duke punuar për një tjetër projekt të madh që do të lidhë lindjen me perëndimin, do përfshihen Italia, Greqia, Rumania dhe është i një rëndësie të madhe strategjike. Kemi edhe kulturën dhe nëse s’do të ishte pranishme kultura, s’do të ishte as Italia, kjo nderon Italinë dhe ministrin e saj. Më në fund...