Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ndeshja Andorrë-Shqipëri/ Balla me tifozët kuqezi: Urojmë për një fitore sonte
Ndërsa Kombëtarja shqiptare përgatitet për sfidën vendimtare ndaj Andorrës, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtues Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla ka publikuar një video nga Andorra, ku shihet i rrethuar nga tifozë shqiptarë që kanë shkuar në shtetin e vogël në Pirenej, për të mbështetur kuqezinjtë. Në video, Balla uron që sot Kombëtarja Shqiptare të marrë një fitore. “Përshëndetje të gjithëve nga Andorra. Jemi me çunat e Pukës, të Istogut dhe edhe një nga Librazhdi. Një fitore sonte… edhe një humbje Serbisë në Londër, se e kemi të ndërlidhur, apo jo?” Nga shitja e biletave duket se tifozët shqiptarë kanë “pushtuar” Andorrën e vogël me rreth 90 mijë banorë përpara sfidës së orës 20:45. Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, të gjitha biletat e...