Inter do të largojë vetëm pas 6 muajsh transferimin e bujshëm të verës, në Francë nuk e duan më

Inter do të largojë vetëm pas 6 muajsh transferimin e bujshëm të verës, në Francë nuk e duan më

13 Nëntor 2025 16:19 Telesport Në merkaton e fundit, Inter transferoi Luis Henrique nga Olimpique Marseille për 22.8 milionë euro plus 2 milionë euro të tjera në bonuse. Transferimi i anësorit brazilian po rezulton një dështim i vërtetë. 23-vjeçari është aktivizuar në 11 ndeshje për Interin, përfshirë këtu edhe Kupën e Botës për Klube. Në sezonin aktual, Henrique ka nisur vetëm dy ndeshje si titullar, por pa arritur të ketë ndikim në fushën e lojës. “Footmercato” raporton se Interi po mendon për huazimin e brazilianit gjatë merkatos së janarit. Klubi zikaltër ia ka ofruar anësorin brazilian tre klubeve franceze si Lyon, Monaco dhe ish-klubi i tij, Marseille, por ato nuk janë të interesuara. Megjithatë, klubi zikaltër po shikon për mundësi të tjera pë të huazuar...