Meloni/ Shqipëria është tashmë si vend anëtar i BE-së

Meloni/ Shqipëria është tashmë si vend anëtar i BE-së

Mbledhja e përbashkët mes Qeverive Shqipëri–Itali në Romë u mbyll me shkëmbimin e marrëveshjeve dypalëshe dhe memorandumeve të mirëkuptimit që u nënshkruan. Pas saj u mbajt edhe konferenca mes dy kryeministrave, Edi Rama dhe Giorgia Meloni. Shefja e ekzekutivit italian mbajti e para fjalën, ku tha se Shqipëria edhe pse nuk është e anëtarësuar në BE ende, tashmë është një vend anëtar i saj sepse sillet si e tillë në Union. Gjithashtu Meloni theksoi se partneriteti mes dy vendeve i ka rrënjët e thella në të gjitha fushata dhe partneriteti do të forcohet më tej. Ajo shprehu dëshirën që gjatë presidencës italiane të BE-së vitin e ardhshëm, në gjashtëmujorin e parë, të çelen edhe negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE pas mbylljes së gjithë...