Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Berisha: Gilmando Dani ka qenë truprojë dhe financues i ministrit kriminel Blendi Gonxhe
Berisha: Gilmando Dani ka qenë truprojë dhe financues i ministrit kriminel Blendi Gonxhe Kryetari i PD, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj ministrit Blendi Gonxhe, duke thënë se Gilmando Dani, i vrarë pak ditë më parë në atentat, ka qenë truprojë dhe financues i tij. Në konferencën me gazetarët, Berisha u shpreh se, Gilmando Dani ishte një eksponent i njohur i bandës së Shullazit, i akuzuar për vrasje dhe akte kriminale, ndërsa lidhjet e tij me përfaqësues të qeverisë tregojnë, sipas ish-kryeministrit, një bashkëpunim të rrezikshëm mes politikës dhe krimit. “Gilmando Dani ka qenë badigard dhe financues i ministrit kriminel Blendi Gonxhe. Se në qoftë se ti bashkëpunon me kriminelët, ti kryen një krim, sikundër edhe Hoxha. Ai ka përdorur të gjithën bandën...