Sa kushton një pikë në Serie A? Më pak se 2 milionë euro për Cremonesen, mbi 25 milionë për Juven

Sa kushton një pikë në Serie A? Më pak se 2 milionë euro për Cremonesen, mbi 25 milionë për Juven

13 Nëntor 2025 15:01 Alfred Lleshi Pas 11 javësh kampionat, “Transfermarkt.it” ka përllogaritur se sa i ka kushtuar çdo pikë klubeve të Serie A, duke ndarë vlerën totale të skuadrës me pikët e fituara. Rezultatet tregojnë kontraste të mëdha mes klubeve të vogla dhe gjigantëve të kampionatit. Në krye të listës për raportin më ekonomik është Cremonese, me vetëm 1.87 milionë euro për pikë (shpenzim total 26.15 milionë dhe 14 pikë). Pas saj vijnë Pisa (3.31 mln/9 pikë) dhe Hellas Verona (4.43 mln/6 pikë). Në grupin e mesëm renditen Lecce (4.55 mln), Udinese (5.56 mln), Sassuolo (6.78 mln) dhe Bologna (7.53 mln). Në anën tjetër, klubet më të shtrenjta për çdo pikë janë gjigantët: Milan (17.46 mln), Napoli (17.69 mln), Atalanta (24.75 mln) dhe mbi...