Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Akanji ka ide të e qarta: Jemi në krye dhe duam të qëndrojmë aty. E ardhmja? Sot për sot…
13 Nëntor 2025 13:39 Alfred Lleshi Manuel Akanji, i ardhur tek Interi pak para mbylljes së merkatos verore, është bërë menjëherë një nga përforcimet më të rëndësishme të ekipit zikaltër. Aktualisht me Zvicrën për ndeshjet kualifikuese ndaj Suedisë dhe Kosovës, ai foli për lamtumirën nga Manchester City dhe planet e së ardhmes: “Organizova një darkë lamtumire, ishte shumë bukur. Nuk kam pasur ende rast ta përshëndes stafin, por kush e di çfarë do ndodhë verën e ardhshme. Në këtë moment, do të doja të qëndroja tek Interi”. Akanji është huazuar me të drejtë blerjeje 15 milionë euro, që bëhet detyrim në rast fitoreje të titullit dhe me 50% të ndeshjeve të luajtura. Klubi zikaltër tashmë po punon për ta blerë përfundimisht dhe për t’i ofruar...