Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
“Vinicius nuk ka qenë kurrë në nivelin maksimal me Brazilin. Neymar? Duhet të rikuperojë formën”
13 Nëntor 2025 10:57 Alfred Lleshi Carlo Ancelotti po shijon qetësinë si trajner i Brazilit, larg zhurmës së përditshme të Real Madridit: “Këtu puna është më shumë vëzhguese se ndërhyrëse. Po adaptohem me kulturën e futbollit brazilian dhe pasionin e njerëzve. Është një përvojë e mrekullueshme”. Ai ka zgjedhur të vlerësojë edhe lojtarët e “Brasileirãos”, jo vetëm ata që luajnë në Europë, duke thënë se kampionati brazilian është shumë konkurrues me ekipe si Palmeiras dhe Flamengo. Nga të ftuarit e grumbullimit të fundit, 7 janë nga kampionati vendas. Pasioni i tifozëve, sipas tij, do të jetë një forcë në Botëror. Ndër lojtarët kryesorë janë Casemiro, lider i pakundërshtueshëm, dhe trioja madridiste Militao, Vinicius dhe Rodrygo: “Militao është në maksimum. Vinicius ende nuk e ka treguar...