Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Krimi shtetëror i ’21 janarit’/ Sali Berisha nesër në SPAK, llogaria e parë për vrasjet në bulevard
Gati 16 vite nga krimi shtetëror i 21 janarit, SPAK ka thirrur Sali Berishën për ta pyetur për vrasjet e 4 protestuesve në Bulevard. Ish-kryeministri Berisha është njoftuar që të paraqitet para prokurorit Alfred Shehu në orën 10:00. Kjo është thirrja e dytë që Prokuroria e Posaçme çon në drejtim të ish Kryeministrit pasi e para, e firmosur më datë 3 nëntor, ishte kthyer mbrapa pa u hapur. Kjo ka detyruar SPAK që të nisë një tjetër fletë thirrje, që mban datën 7 nëntor, këtë herë jo më vetëm në banesën e ish Kryeministrit, por edhe në adresat e tij në Kuvendin e Shqipërisë dhe Selinë e Partisë Demokratike. Më herët në SPAK janë pyetur në cilësinë e personave që kanë dijeni edhe ish drejtori...