34-vjeçari banues në Athinë kapet duke lëvizur me hashash në xhepa, i riu arrestohet nga policia e Korçës

34-vjeçari banues në Athinë kapet duke lëvizur me hashash në xhepa, i riu arrestohet nga policia e Korçës

Një 34-vjeçar banues në Athinë është marrë nën akuzë nga Policia e Korçës, pasi është kapur duke qarkulluar me drogë në xhepa. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve njoftuan sot (28 prill) se referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për A. B., 34 vjeç, banues në Greqi, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Edhe sektori për Hetimin e Krimeve në Pogradec morën nën akuzë 35-vjeçarin A. Gj., banues në Rrëmenj, pasi ka kanosur një të mitur, për motive të dobëta.
Burimi: Sot.com.al