Yamal si “mollë sherri”, shpë*then De La Fuente: Askush nuk më jep dot leksione, as Barcelona

Yamal si “mollë sherri”, shpë*then De La Fuente: Askush nuk më jep dot leksione, as Barcelona

13 Nëntor 2025 9:47 Alfred Lleshi Në Spanjë vazhdon polemika rreth rastit “Lamine Yamal”. Konflikti shpërtheu kur Barcelona, pa njoftuar Federatën Spanjolle, i bëri lojtarit një terapi invazive për të trajtuar pubalgjinë e tij. Kur Yamal mbërriti në grumbullimin e Spanjës, stafi mjekësor i kombëtares zbuloi ndërhyrjen dhe federata vendosi ta kthejë menjëherë në Barcelonë, duke shprehur publikisht zemërimin me një komunikatë të ashpër. Presidenti Laporta mbrojti klubin, por trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, shpërtheu në konferencë: “Unë kujdesem për lojtarët, të mos më japë askush leksione se si trajtohen. As Barça, as ndonjë tjetër”. Para ndeshjes me Gjeorgjinë, trajneri De la Fuente shtoi: “Do të flas me Flick, edhe pse kjo nuk është çështje trajnerësh, por institucionesh. Duhet një marrëveshje që të...