Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Xavi Hernández pranon gabimin, që i kushtoi shkarkimin nga Barcelona
13 Nëntor 2025 9:56 Alfred Lleshi Xavi Hernández, ish-mesfushori legjendar dhe trajner i Barcelonës nga nëntori 2021 deri në maj 2024, ka reflektuar mbi periudhën e tij si teknik, gjatë një konference për lidership në Universitetin ESIC. “Gabimi im ishte që mbajta standarde të larta vetëm për një vit, që nga momenti i ardhjes deri te fitimi i La Liga-s dhe Superkupës. Më vonë u bëra autokritik dhe thashë me vete: Mallkuar qoftë, çfarë më ndodhi mua”, – u shpreh Xavi. Trajneri 45-vjeçar kujtoi se e nisi punën me kërkesa të larta, pas një periudhe pa disiplinë në klub. Por pas trofeve të parë, standardet ranë, me to edhe përkushtimi i lojtarëve: “Në sezonin e fundit nuk fituam asgjë, sepse mungoi qëndrueshmëria dhe respekti”. Xavi...