“Nuk isha më i lumtur, doja të largohesha që një vit më parë nga Manchester City”

“Nuk isha më i lumtur, doja të largohesha që një vit më parë nga Manchester City”

13 Nëntor 2025 8:29 Telesport “Doja të largohesha që vjet, para sezonit tim të fundit, por nuk ishte e mundur.” Kështu e filloi rrëfimin e tij Ederson, në lidhje me dëshirën e tij për t’u larguar nga Manchester City dhe për t’i thënë lamtumirë trajnerit Pep Guardiola dhe shokëve të tij të ekipit edhe më herët se këtë verë. Portieri 32-vjeçar brazilian u ble nga Fenerbahce për 11 milionë euro. Lojtari kishte dashur të largohej nga stadiumi “Etihad” dhe arsyeja shpjegohet lehtësisht. “Kjo ndikoi pak në vitin tim të fundit, gjatë të cilit pata edhe disa lëndime. Kisha folur tashmë me familjen time për mundësinë e largimit nga City, sepse kisha nevojë për një ndryshim“, tha Ederson. “Nuk ka kuptim të luash në një klub...