“Ai nuk është pasardhësi im te Real Madrid, por do të lërë gjurmë në këtë klub”

“Ai nuk është pasardhësi im te Real Madrid, por do të lërë gjurmë në këtë klub”

Krahasuar me sezonin e kaluar, Arda Guler më në fund po lulëzon si talenti që Real Madrid e bleu dy vjet më parë për 26 milionë euro nga Fenerbahce. Rritja e tij këtë sezon është e dukshme, kjo falë kohës së tij të shtuar të lojës. Disa kanë komentuar mbi progresin e talentit turk, përfshirë legjendën e Real Madrid, Toni Kroos. “Jam i lumtur që ai po merr më shumë minuta për herë të parë këtë vit, sepse e meriton këtë për cilësinë e tij si lojtar. Është një djalë tek i cili mund të mbështetemi për të ardhmen“, shpjegoi ai në një intervistë. Megjithatë, kur u pyet nëse Güler mund të bëhet trashëgimtari i tij në “Santiago Bernabeu”, ish-mesfushori i Real Madrid sqaroi: “Arda...