Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Shanset e Shqipërisë për të shkuar në Botëror, flasin specialistë të fushës
Analizat që bëjnë në Federatën Shqiptare të Futbollit e shohin përfaqësuesen e Shqipërisë në pozita të mira për të shkuar në Botëror. Natyrisht s’është e lehtë, por besimi është i madh. Ndërkohë, në puntatën e gjashtë të emisionit “Në Shtëpinë e Futbollit”, që transmetohet çdo të mërkurë live në FSHF TV, fokusi kryesor ishte te ndeshjet e kombëtares shqiptare në kualifikueset e Botërorit 2026, kundër Andorrës dhe Anglisë. Nën drejtimin e Egi Duros, të ftuar në studio ishin gazetari Sokol Xhihani, ish-futbollisti dhe specialisti i futbollit, Erjon Xhafa dhe Drejtori i Departamentit të Kërkimit, Zhvillimit e Edukimit në FSHF, Alban Tafaj. Në një lidhje live nga Andorra ishte e ftuar specialistja e PR, Lenida Halilaj, e cila bashkë me të ftuarit e tjerë në studio...