Berat Gjimshiti flet si lider, përmend Botërorin si objektiv të Kombëtares kuqezi

Berat Gjimshiti flet si lider, përmend Botërorin si objektiv të Kombëtares kuqezi

Adriatik BALLA Mbrojtësi dhe njëherësh kapiteni i përfaqësueses kuqezi, Berat Gjimshiti, doli dje së bashku me trajnerin Silvinjo në konferencën për shtyp dhe dha mendimet e tij për këtë sfidë, por u tregua optimist për realizimin e fitores në duelin me Andorrën, një rivale që shpesh u hap punë edhe skuadrave të mëdha. “Sigurisht që kemi ardhur këtë për një qëllim, të gjithë, për 3 pikë sepse na nevojiten për kualifikueset dhe çfarë kemi mësuar, sigurisht kemi parë ndeshjet e Andorrës në vend të tij me Serbinë dhe Anglinë, që i ka vendosur në vështirësi. Prapë ne do luajmë futbollin tonë, do jemi me vetbesim të madh për 3 pikë. Të respektojmë kundërshtarin, do jenë momente të vështira për 90 minuta, por duhet të jemi...