Parku eolik në Tropojë/ Llabani: Rrezik kombëtar, kompania që Balluku prezantoi drejtohet nga…

Parku eolik në Tropojë/ Llabani: Rrezik kombëtar, kompania që Balluku prezantoi drejtohet nga…

Gazetarja Anduena Llabani zbuloi një tjetër skandal sa i përket zv.kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku. Në emisionin e saj, Llabani zbuloi kush fshihet pas kompanisë amerikane që do ndërtojë parkun eolik në Tropojë. Në shtator të këtij viti, Balluku prezantoi projektin duke thënë se atë do e ndërtojë një kompani shumë e njohur amerikane. “Në muajt në vazhdim, vendi po përgatitet për një nga projektet më të mëdha energjetike në Evropë, parkun e erës në zonën e Tropojës. Ky projekt është në fazën e procedurave të autorizimit dhe financimit, i mbështetur nga një nga kompanitë më të mëdha amerikane, dhe do të shtojë një komponent të ri të gjelbër në kurorën energjetike të Shqipërisë”, deklaronte Balluku. Por Llabani zbulon se kjo...