Hygerta Sako: E qeshura ime u keqinterpretua, nuk kishte asnjë lidhje me racizmin

Hygerta Sako: E qeshura ime u keqinterpretua, nuk kishte asnjë lidhje me racizmin

Në një intervistë të drejtpërdrejtë në emisionin “Në kohë reale” në RTSH1, moderatorja e njohur sportive Hygerta Sako ka reaguar për herë të parë pas videove të përhapura në rrjetet sociale, që e tregojnë duke qeshur gjatë një momenti në emisionin “Super Gol”.  Sako ka mohuar kategorikisht çdo akuzë për racizëm apo tallje me ndonjë lojtar, duke e cilësuar situatën si një keqkuptim dhe “dashakeqësi” të qëllimshme.  “Kjo gjë nuk u bë virale në momentin që duhej bërë ndoshta virale, dhe nëse ky opinion kaq i ndjeshëm ndaj kësaj gjëje, duhej të kishte reaguar menjëherë sepse emisioni ishte live, është një emision shumë i ndjekur. Video po serviret pas 4-5 ditësh që ka ndodhur sepse ka ndodhur ditën e premte dhe unë mendoj që është një dashakeqësi, nuk e di se e kujt, se për të dëmtuar...