Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka hedhur poshtë çdo mundësi që Lionel Messi të rikthehet në “Camp Nou” në formë huazimi, duke i dhënë fund spekulimeve që kanë qarkulluar ditët e fundit në media. “Leo Messi sërish në huazim? Është një skenar jorealist. Duhet ta respektojmë ekipin që kemi aktualisht,” – deklaroi Laporta për gazetarët, duke theksuar se klubi është përqendruar tek e tashmja dhe tek projekti i ri i trajnerit Hansi Flick. Këto deklarata vijnë pas zërave që qarkulluan javën e fundit, ku disa media spanjolle dhe argjentinase raportuan për një mundësi të përkohshme rikthimi të Messit në Barcelonë gjatë pushimit të sezonit në MLS, me Inter Miamin që pritet të ketë disa muaj pauzë. Megjithatë, presidenti katalanas i ka mbyllur dyert një rikthimi...