Plas te Napoli, 4 nga lojtarët kryesorë të ekipit dalin kundër Conte-s

Plas te Napoli, 4 nga lojtarët kryesorë të ekipit dalin kundër Conte-s

12 Nëntor 2025 19:00 Telesport Napoli nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon, ku nuk kanë munguar paraqitjet zhgënjyese si në Champions League, ashtu edhe në Serie A, në javët e fundit. Atmosfera te kampioni në fuqi i Serie A nuk është aspak e mirë, pasi sipas asaj që raporton “Il Mattino”, disa nga lojtarët kryesorë të ekipit janë të pakënaqur me metodat e stërvitjes së Antonio Contes, dhe të paktën tre prej tyre e kanë shprehur pranë burimeve të klubit zhgënjimin ndaj trajnerit të tyre. Bëhet fjalë për sllovakun Stanislav Lobotka dhe dy nga transferimet e merkatos së fundit: Kevin De Bruyne dhe Noa Lang. De Bruyne e ka shprehur në një farë mënyre edhe publikisht zhgënjimin ndaj Conte-s në momentin e zëvendësimit...