Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kullat pushtojnë vendin, valë lejesh për ndërtesa të larta në Tiranë dhe bregdet
Valë ndërtimesh të larta po përfshin Tiranën dhe bregdetin, duke shënuar një fazë të re të urbanizimit në vend. Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka miratuar një sërë lejesh ndërtimi për kulla që arrijnë deri në 67 kate në Tiranë dhe mbi 20 kate në qytetet bregdetare, duke theksuar intensifikimin e projekteve shumëkatëshe në territor. Tirana mbetet epiqendra e ndërtimeve më të mëdha. Projekti më i spikatur është një kompleks kullash nga 33 deri në 67 kate në zonën e Bulevardit të ri, ku parashikohet ndërtimi i të paktën gjashtë kullave. Po ashtu, dy ndërtime të tjera mbi 30 kate janë planifikuar në zonën e “Ali Demi”. Kullat zbresin në bregdet Pas përqendrimit në kryeqytet, vala e kullave po shtrihet edhe në qytetet bregdetare....