Aksident tragjik në Zall-Bastar/ Policia jep detaje

Aksident tragjik në Zall-Bastar/ Policia jep detaje

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë të ndodhur mesditën e sotme në zonën e Zall-Bastarit. Policia bën me dije se kanë humbur jetën shtetasit me iniciale M. D., rreth 45 vjeç dhe B. H., 50 vjeç, Ende nuk dihet identiteti i viktimave dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 14:10, në fshatin Zall Bastar, automjeti me të cilin qarkullonin shtetasit M. D., rreth 45 vjeç dhe B. H., 50 vjeç, ka rënë në humnerë. Si pasojë kanë humbur jetën të dy këta shtetas. Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.