Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Shqipëria U-19 i nis me humbje kualifikueset për Euro 2026, kuqezinjtë mposhten nga ukrainasit
Kombëtarja U-19 e Shqipërisë luajti pasditen e sotme ndaj Ukrainës ndeshjen e parë të raundit kualifikues për Kampionatin Europian 2026 për këtë grupmoshë. Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 3–0. Shqipëria, nën drejtimin e trajnerit Julian Ahmataj, e nisi ndeshjen me këtë formacion: Raffaele Huli (GK), Davide Avdullari, Kris Gecaj, Samuele Sina, Mattia Huqi, Gabriel Kulla, Ergis Arifi (c), Arman Durmiši, Matteo Dashi, Leon Sylejmani dhe Rikardo Sheji. Kuqezinjtë pësuan golin e parë në minutën e 34-t. Në pjesën e dytë, skuadra u përpoq të reagonte, duke krijuar disa mundësi për shënim, por pa arritur të konkretizonte. Ukraina shënoi edhe dy gola të tjerë në minutat 74’ dhe 88’, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3–0. Në ndeshjen tjetër të luajtur...