Rroftë uniteti SHTET-PARTI-KRIM

Rroftë uniteti SHTET-PARTI-KRIM

Rroftë uniteti SHTET-PARTI-KRIM Nga Luçiano BOÇI Atentati i djeshëm në vendin më të survejuar në Shqipëri pas Kryeministrisë, nuk është as habi as rastësi. Krimi është në habitatin e vet, ngjit me “shtëpinë” ku banon që quhet Komisariati i policisë së shtetit-parti. Policia jonë me të njëjtin pasion me te cilin godet qytetarin e thjeshtë me gjobvënie prapa ferrave, cepave, rrethllrrotullimeve, me ose pa radar-telefon, me të njëjtin pasion bashkëpunon dhe është fuzionuar pothuaj me krimin e organizuar. Tashmë policia e ka kaluar fazën e marrjes së pagesave mujore nga krimi organizuar. Kjo konsiderohet me gallatë si old fashion. Policia sot kërkon aksione e pjesë fitimi dhe ka të tilla në trafiqe, ndërtime, aktivitete pastrimi parash bashkë me grupet kriminale e biznese të lidhura me...