Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Rama rrit fondet për ‘patronazhistët’ e administratës, ua heq shkollave dhe të varfërve
Qeveria Rama ka parashikuar një rritje të ndjeshme të shpenzimeve për administratën publike në projektbuxhetin e vitit 2026, ndërsa fondet për arsimin dhe mbrojtjen sociale pësojnë tkurrje.. Struktura e re e buxhetit tregon një zhvendosje të prioriteteve, ku “patronazhistët” e administratës duket se përfitojnë më shumë se sektori i arsimit apo shtresat në nevojë. Sipas të dhënave të projektbuxhetit, fondi për shërbimet e përgjithshme publike – që përfshin administratën, menaxhimin e politikave dhe funksionet qendrore të qeverisë – do të arrijë në 68.5 miliardë lekë, duke zënë 7.7% të shpenzimeve totale, nga 7% që ishte një vit më parë. Rritje që reflekton shtimin e pagave dhe shpenzimeve operative në aparatin shtetëror. Në të kundërt, arsimi dhe mbrojtja sociale – dy sektorë kyç për zhvillimin e...