Burimi:
Sarandanews.com
Foto © Sarandanews.com
Atentati në Rinas, Ardit Bido: Në Shqipëri lëviz më i sigurtë se sa në Francë
Deputeti i Partisë Socialiste Ardit Bido, në një intervistë për “Ora News” komentoi aktualitetin politik. Duke u ndalur tek atentati i frikshëm me një viktimë dhe një të plagosur rëndë në Rinas që tronditi vendin, Bido u shpreh se është e domosdoshme që të realizohet një hetim i plotë dhe autorët të vihen para përgjegjësisë. “Është e qartë që kjo ngjarje është e rëndë dhe i përket botës së krimit dhe kjo mund të sjellë përshkallëzim të ngjarjeve kriminale mes bandave të caktuara. Ndaj është e domosdoshme që të ketë një hetim të plotë dhe autorët të vihen para përgjegjësisë. Të qenit vend i sigurtë nuk ka lidhje me ngjarje të tilla, pasi ngjarje të tilla ndodhin kudo. Të qenit vend i sigurtë ka të...